Emre Aşıkçı
14 Shtator 2020•Përditësim: 15 Shtator 2020
Olympique Marseille të dielën ka mposhtur Paris Saint-Germain me rezultatin minimal 1:0 , duke shënuar fitoren e tyre të parë në kampionat kundër PSG që nga nëntori i vitit 2011, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e cila u luajt në stadiumin "Parc des Princes", Florian Thauvin tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 31, duke shënuar golin e vetëm për Marseille, ndërsa ekipi arriti në gjashtë pikë.
Pesë lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq pas një sherri masiv gjatë një ndërhyrje të palejuar: Neymar, Leandro Paredes dhe Layvin Kurzawa të PSG-së dhe Jordan Amavi dhe Dario Benedetto të Marseille.
Rennes kryeson kampionatin me shtatë pikë, e ndjekur nga Monaco dhe Lille me të njëjtat pikë.
Rezultatet në " Ligue 1":
Bordeaux - O. Lyon 0:0
Montpellier - Nice 3:1
St Etienne - Strasbourg 2:0
Angers - Reims 1:0
Dijon - Stade Brest 29 0:2
Lorient - Lens 2:3
Lille - Metz 1:0
Nimes Olympique - Rennes 2:4
Monaco - Nantes 2:1