Ahmet Gürhan Kartal
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) - Anglia është vendlindja e futbollit dhe me Premier ligën e saj multimiliard paundëshe shpesh llogaritet si më e mira në Evropë, me yjet e saj Paul Pogba, Eden Hazard, Mesut Ozil dhe Harry Kane, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, sporti është tronditur gjatë javëve të fundit nga zbulimet e bëra nga qindra njerëz që ishin abuzuar si djem të rinj në lojë nga trajnerët dhe mentorët që u ishte besuar kujdesi i tyre.
Më shumë se 350 njerëz kanë dalë hapur, duke thënë se ata ishin viktima të abuzimit, skandali i cili tashmë ka nxitur një hetim policor.
Gjithçka doli në shesh, kur ish-lojtari i Bury dhe Sheffield United, Andy Woodward, tha për gazetën 'Guardian' se ai kishte qenë viktimë e abuzimit në klubin e futbollit Crewe Alexandra si djalosh i ri nga ish-trajneri i futbollit, tanimë i dënuari Barry Bennell.
Menjëherë pas prononcimit të bërë, Bennell (62), u gjet pa ndjenja në hotel dhe u dërgua në spital.
Shoqata Kombëtare për Parandalimin e abuzimit të Fëmijëve (NSPCC) ka vendosur një linjë telefonike për të regjistruar abuzimet e ngjashme. Numri i thirrjeve për të denoncuar pretendimet për abuzime të sportistëve të rinj në javën e parë ishte befasuese.
"Brenda dy orëve nga hapja e linjës telefonike të mërkurën në 23 nëntor, kemi pranuar 50 thirrje, ndërsa në javën e parë ky numër arriti në 860 telefonata", thonë nga shoqata.
"Duam drejtësi"
Më parë gjatë kësaj jave, tre ish-futbollistët themeluan një trust të pavarur të hënën për të mbështetur viktimat e abuzimit.
Ish Lojtarët e Crewe Alexandra, Woodward dhe Steve Walters, dhe ish-lojtar i ri i Manchester United Chris Unsworth kanë nisur 'Offside Trust in Manchester' dhe kërkuan donacione nga organet kryesore të futbollit anglez, duke përfshirë edhe Premier ligën.
"Ne luftojmë për drejtësi," tha Woodward, i cili hapi rrugën për qindra ish-futbollistë që do të dalin dhe të flasin për përvojat e tyre si lojtarë të rinj.
"Ne të gjithë kemi kaluar nëpër këtë gjë dhe ne duam drejtësi", shtoi ai.
Pasi shkalla e skandalit të abuzimit historik në botën e futbollit është ende në rritje, disa klube janë akuzuar se kanë paguar viktimat me të ashtuquajturat "para të heshtjes", ashtu që viktimat të mos flasin.
Gary Johnson ishte një nga ata futbollistë të cilët ishin viktimë e abuzimit të tillë në vitin 1970 si lojtar i ri në Chelsea, një nga klubet më të mëdha në vend. Pas prononcimit të fundit, ai tha për një gazetë se kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë në këmbim të 50 mijë paundëve (rreth 65.000 dollarë).
Chelsea menjëherë lëshoi një deklaratë duke thënë se klauzola 'e fshehtë' ishte "e papërshtatshme".
Në deklaratë theksohet se Johnson, tani 57, u kishte thënë zyrtarëve të klubit se Eddie Heath, një abuzues i dyshuar i cili vdiq në vitin 1980 para se të bëheshin akuzat, se kanë qenë i përfshirë në "marrëdhënie abuzive me djem të vegjël të tjerë nga klubi, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për ne (Chelsea)".
Organi drejtues i lojës së, Federata e Futbollit ka nisur një hetim me disa lojtarë të shquar, duke përfshirë kapitenin aktual të Anglisë Wayne Rooney, duke kërkuar nga fëmijët dhe prindërit e tyre që të flasin nëse kanë ndonjë shqetësim për abuzim.
Alan Shearer, ambasador në NSPCC dhe një ish-lojtari i përfaqësuaeses së Anglisë në një deklaratë të veçantë tha se të gjitha klubet tani kanë njerëz të cilët janë të përkushtuar për sigurinë e fëmijëve, por se mund të bëhet edhe më shumë.
"Ne duhet të sigurohemi se i gjithë stafi dhe vullnetarët të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe të dinë se çfarë duhet bërë nëse ata dyshojnë për ndonjë rast abuzimi".