Muhammed Enes Çallı
05 Shkurt 2021•Përditësim: 05 Shkurt 2021
LeBron James me paraqitjen e tij fenomenale ndihmoi Los Angeles Lakers të mposht Denver Nuggets me 114:93 të enjten vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
James shënoi "triple-double" e tij të 96-të në karrierë, duke përmbyllur ndeshjen me 27 pikë, 10 kërcime dhe 10 asiste ndaj Nuggets ndërsa shoku i tij i skuadrës Dennis Schroder shënoi 21 pikë.
Në radhët e Nuggets, Jamal Murray shenoi 20 pikë ndërsa Monte Morris shënoi 16 pikë dhe Nikola Jokic regjistroi një "double-double" me 13 pikë dhe 10 kërcime.
Lakers aktualisht zënë vendin e tretë në Konferencën Perëndimore me një rekord prej 17 fitore dhe 6 humbje ndërsa Nuggets janë në pozitën e katërt me 12 fitore dhe 9 humbje.
Rezultatet e së enjtes në NBA:
Atlanta Hawks - Utah Jazz 91:112
Dallas Mavericks - Golden State Warriors 116:147
Philadelphia 76ers - Portland Trail Blazers 105:121
Memphis Grizzlies - Houston Rockets 103:115
Los Angeles Lakers - Denver Nuggets 114:93