MADRID (AA) - Klubi i Barcelonës që ka një vend të rëndësishëm në historinë e Katalonjës, mbështet protestat pro-pavarësisë në mënyrë indirekte me sloganin "Më shumë se një klub", ku në rast se Katalonja merr pavarësinë mbetet jashtë ligës së futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i ligës së futbollit profesional të Spanjës Javie Tebas në fjalën e tij në një forum në Barcelonë njoftoi se për shkak të rregulloreve ekzistuese, klubi i Barcelonës dhe Espanjoll-it ngelen jashtë ligës nëse Katalonja merr pavarësinë. Tebas theksoi se: “Unë nuk mund të imagjinoj një La Liga pa Barcelonën në ligën e futbollit profesional, një Spanjë pa Katalonjë dhe një Ligë pa Barcelonë edhe Espanjoll, dhe unë nuk dua të qëndroj pa El Clasico”.
Tebas theksoi gjithashtu se fati i Barcelonës dhe Espanjoll-it është në dorë të vendimit që do të marrë parlamenti spanjoll dhe se kjo është mënyra e vetme që këta ekipe të vazhdojnë të jenë në Ligën Spanjolle.
Tebas thekson se Barcelona është një klub i madh dhe i rëndësishëm në çdo aspekt në futbollin spanjoll ku largimi i Barcelonës nga Liga do të sjellë probleme në industrinë e futbollit ku vetëm mos luajtja e ndeshjes El Clasico (Real Madrid-Barcelona) do të sjellë një ulje të shikuesve të ligës në total me të paktën 4%.
Ndërkohë, gazeta El Mundo Deportivo shkroi se në rast se Katalonja merr pavarësinë nga rregullat e UEFA dhe FIFA Barcelona mund të luajë vetëm në Ligën Katalanase.