Ekip
29 Gusht 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Piloti francez Esteban Ocon do të rikthehet në Formula 1 sezonin e ardhshëm me ekipin e Renault-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Renault sot tha se me 22-vjeçarin Ocon ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare. Ai do të garojë së bashku me pilotin australian Daniel Ricciardo, ndërkaq piloti gjerman Nico Hulkenberg humbi vendin e tij.
Ocon më parë ishte pilot rezervë në Renault në vitin 2016, kur ai hyri në F1 me ekipin Manor Racing.
"Jam shumë i lidhur me këtë ekip dhe të gjithë ata që punojnë këtu. Këta janë ata që hapën dyert e këtij sporti të nivelit të lartë për mua", tha Ocon. "Jam i kënaqur që një ekip me ambicie të mëdha më ka besuar mundësinë për të demonstruar edhe njëherë aftësitë e mia në nivelin më të lartë të F1. Kjo është një përgjegjësi të cilën e mora shumë seriozisht", tha ai.
Ocon tani ka mundësinë të dëshmohet pasi këtë sezon ishte ulur në rrethana frustruese. Ai garoi për Force India vitin e kaluar, por pasi ekipi u nga miliarderi kanadez Lawrence Stroll, ai u zëvendësua nga djali i Stroll-it, Lance Stroll.
Pasi nuk siguroi një vend diku tjetër për vitin 2019, ai mbeti pilot rezervë në Mercedes këtë vit, pasi kishte kaluar programin e tij prestigjioz junior. Ai u përpoq të zëvendësojë Valtteri Bottas në Mercedes vitin e ardhshëm, por Mercedes sot njoftoi se do të nëshkruajë kontratë të re me Bottas.
"Gjatë karrierës së tij në F1, Esteban ka përjetuar nivelet e larta dhe të ulëta të këtij sporti dhe ka kuptuar plotësisht nevojën për të shfrytëzuar çdo shans të mundshëm", tha drejtori i ekipit Renault, Cyril Abiteboul. "Përveç talentit të tij natyror, qëllimi i Estebanit do të jetë të përqendrojë energjinë e tij natyrore dhe të ngasë, të dyja këto janë intensifikuar duke qëndruar një vit larg garave".
Abiteboul tha se ishte një vendim i vështirë për të mos rinovuar kontratën e Nico Hulkenberg-ut, e cila skadon këtë vit.
"Kur Nico vendosi të bashkohej me ne, ekipi ishte i nënti (në kampionatin e konstruktorëve). Ai na solli në vendin e katërt vitin e kaluar dhe u klasifikua i shtati në kampionatin e pilotëve", tha Abiteboul. "Afrimi i skadimit të kontratës së tij e bëri këtë vendim të vështirë pasi Nico ka qenë një shtyllë e këtij përparimi. Pjesa e parë e këtij sezoni ka qenë më sfiduese".
Hulkenberg është në vendin e 14-të në kampionatin e pilotëve dhe ka shënuar pikë në vetëm katër nga 13 garat e deritanishme këtë sezon, me një përfundim më të mirë të vendit të 8 në Grand Prix-in francez në qershor.
Për Hulkenberg-un mbetet një opsion që ai të zëvendësojë Romain Grosjean vitin e ardhshëm nëse skuadra e Haas nuk rinovon kontratën me pilotin francez të prirur për aksidente.