Selçuk Buğra Gökalp
06 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Lewis Hamilton shënoi fitoren e tij të tetë në Formula 1 këtë sezon në Pistën Jeddah në Arabinë Saudite të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piloti i Mercedesit e përfundoi garën me kohën 2:06:15,118, ndërsa rivali i tij holandez Max Verstappen nga Red Bull Honda përfundoi 11,825 sekonda pas tij.
Piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, e përfundoi garën me 27,531 sekonda prapa liderit.
Në xhiron e 10-të të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, piloti i Haas-it, Mick Schumacher, goditi një barrierë, ndërsa u ngritën flamujt e kuq dhe gara vazhdoi më vonë.
Po ashtu edhe në xhiron e 15-të përsëri u ngrit flamuri i kuq pas përplasjes që shkaktuan Sergio Perez, Nikita Mazepin dhe George Russell.
Në xhiron e 23-të, Yuki Tsunoda nga AlphaTauri u përplas me Sebastian Vettel-in të Aston Martin-it, ndërsa në pistë doli një makinë virtuale e sigurisë e cila qarkulloi deri në xhiron e 33-të.
Verstappen dhe Hamilton u përplasën në xhiron e 38-të pasi pilotit të Red Bullit iu desh t'i lironte pozicionin pilotit të Mercedesit.
Verstappen u ndëshkua me pesë sekonda për prerjen e një këndi më herët në garë. Hamilton mori epërsinë përsëri në xhiron e 43-të dhe u vazhdoi drejt fitores së tij.
Të dy pilotët kanë 369,5 pikë, ndërsa Bottas renditet i treti me 218 pikë.
Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 587,5 pikë, ndërsa Red Bull Racing Honda renditet i dyti me 559,5 pikë dhe Ferrari është në vendin e tretë me 307,5 pikë.
Gara e radhës dhe e fundit e sezonit do të zhvillohet në Abu Dhabi, ku do të vendoset piloti fitues i sezonit të Formula 1 2021, në datat 10-12 dhjetor.