Fatjon Cuka
10 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
SHKODËR (AA) - Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll në prag të ndeshjes më Përfaqësuesen e Turqisë ka zhvilluar sot stërvitje në ambientet stadiumit "Loro Boriçi" në qytetin e Shkodrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nën drejtimin e trajnerit Albert Bunjaki, futbollistët e Përfaqësues së Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin ku nesër do të përballen me Turqinë.
Bunjaki, do të mbajë sot një konferencë për mediat në Shkodër, ku ai do të shpalosë synimet dhe objektivat e ekipit që drejton për ndeshjen e nesërme.
Ndeshja kualifikuese për "Botërorin 2018" Kosovë-Turqi do të zhvillohet nesër në stadiumin "Loro Boriçi", me fillim në orën 20:45.
Kosova ndodhet në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën. Kosova gjendet në vendin e gjashtë në grup, me 1 pikë, ndërsa Turqia në vendin e katërt me 8 pikë.