Sibel Vezaj
20 Nëntor 2018•Përditësim: 20 Nëntor 2018
PRISHTINË (AA)- Kombëtarja e futbollit të Kosovës përfundon në epërsi pjesën e parë të ndeshjes me Azerbajxhanin, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot po zhvillohet ndeshja Kosovë-Azerbajxhan, e cila po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në Grupin 3 në Ligën D.
Kosova arriti në epërsi ndaj Azerbajxhanit në minutin e dytë me golin e Arbër Zenelit.
Kosova aktualisht radhitet në vend të parë të grupit me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe dhe në rast se ndeshja përfundon me fitore të Kosovës apo mebarazim, Kosova do të kalojë në Ligën C.