Alma Çekovic
01 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
MADRID (AA) - Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ekipi i tij nuk do të heqë dorë nga lufta për titullin e kampionit të Spanjës pas fitores së djeshme prej 1:0 kundër Real Sociedadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni 30-vjeçar i Real Madridit ka thënë se filozofia e ekipit të tij është të luftojë për titullin aq kohë sa ka një shans.
"Për sa kohë që ka një shans, ne duhet të luftojmë. Kjo është filozofia jonë. Do të jetë një fund shumë emocionues i sezonit. Ne do të donim që situata të jetë ndryshe, por tani ne duhet të presim që dikush të rrëshqet", ka thënë Ramos për median spanjolle Movistar Plus.
Ekipi i Zinedine Zidane aktualisht është i treti në tabelën e Primeras me 84 pikë, gjegjësisht një më pak se Atletico Madrid dhe Barcelona e cila kryeson tabelën. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro, ndërsa Realin e presin ndeshjen kundër Valencias dhe Deportivos.