Alma Çekovic
01 Maj 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
LONDËR (AA) - Në ekipin e Leicester City gjatë gjithë sezonit mbisundon uniteti, dhe kjo mund të shihet në terren, deklaroi trajneri i liderit të Premier Ligës angleze i cili nëse sot shënon fitore ndaj Manchester United-it do të ketë rastin të sigurojë titullin e kampionit në Angli, raporton Anadolu Agency (AA).
"Gjithmonë i them ekipit tim të trokas në derë dhe të shohë kush është në anën tjetër. Mund të luani kundër ekipeve të mëdha, por në atë rast ata mund të mos jenë në formën më të mirë. Kështu që unë u them lojtarëve të mi të luajmë për të fituar dhe për të parë se çfarë do të ndodhë ", ka thënë Ranieri për Sky Sport Italia.