Bedrudin Brlyavac
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
MADRID (AA) – Anësori i majt legjendar brazilian Roberto Carlos deklaroi se Real Madrid do të luaj futboll më të mirë pas ardhjes së Zinedine Zidane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zidane trashëgoi Rafa Benitez në bankinën e Real Madridit dhe kjo do të jetë përvoja e parë si trajner me ndonjë ekip serioz pasi më herët udhëhoqi ekipin rezerv të Realit.
Carlos, i cili me Zidanin ka luajtur në Real Madrid, konsideron se francezi ka të gjitha cilësitë për një trajner të suksesshëm.
“Besoj se ai posedon gjithçka i nevojitet. Ka qenë shumë i suksesshëm në Real si lojtar, madje edhe gjatë krizës. I dinë të gjitha gjërat për klubin. Ka respektin e lojtarëve dhe tifozëve”, tha Carlos.
Megjithatë, në fund theksoi se Real Madrid këtë sezon shumë vështirë se mund të fitojë titullin.
“Vështirë të them, por jam i sigurtë se Reali do të ketë një sezon shumë të mirë dhe se do të luaj futboll më të mirë”, tha Carlos.