Ekip
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
BARCELONË (AA) - Zinedine Zidane do të debutojë të shtunën në cilësi të trajnerit të Real Madridit në ndeshjen në të cilën ekipi i tij në kuadër të ligës spanjole pret skuadrën Deportivo La Coruna, raporton Anadolu Agency (AA).
Legjenda franceze e futbollit u promovua në trajner të parë të skuadrës pasi më herët drejtoi ekipin rezerv madrilen i cili garon në ligën e tretë ndërsa timonin e ekipit të parë e mori pas shkarkimit të Rafa Benitezit pas ndeshjes së barazimit kundër Valencias javën e kaluar.
Tifozët e Realit bënë thirrje për shkakrkimin e Benitezit nga shkaku i rezultateve të pakënaqshme që kanë bërë Realin të radhitet i treti në tabelën e kryesimit me katër pikë më pak se lideri, Atletiko Madrid.
"Është e rëndësishme të mbajmë lartë disponimin e lojtarëve dhe mendoj se kemi bërë punë të mirë në këtë drejtim”, deklaroi Zidane në deklaratën e parë për mediat.