Ekip
20 Mars 2016•Përditësim: 21 Mars 2016
MELBURN (AA) - Fernando Alonso ka falënderuar avancimet në teknologjinë e Formula 1 të cilat mundësuan që të kalojë i padëmtuar në aksidentin e tmerrshëm për Çmimin e Madh të Australisë të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një të tretën e rrugës gjatë garës, goma e parë e spanjolit në McLaren u përplas me pjesën e pasme të majtë të Esteban Gutierrez Haas pasi shoferi meksikan frenoi për të bërë kthesën e tretë.
Bolidi i Alonsos vazhdoi me shpejtësi të madhe drejt mburojës së betonit duke u rrokullisur dy herë.
"I jam mirënjohës sigurisë së makinave", tha Alonso. "Unë shpëtova fal punës në 10-15 vitet e fundit të Formula 1".