ANKARA (AA) - Federata Ruse e Futbollit (RFU), njoftoi përfundimin e ndërsjellë të kontratës me trajnerin italian, Fabio Capello i cili drejtonte ekipin kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga RFU theksohet se është vendosur përfundimi i kontratës me Capello i cili mori drejtimin e ekipit kombëtare në verën e vitit 2012 dhe në vitin 2014 ajo u zgjat me 4 vjet.
Ndërsa asnjë informacion nuk është ndarë se kush do të zëvendësojë trajnerin italian, shtypi rus ka pohuar pretendimet se kandidati më i fortë është Leonid Slutsky i cili drejton ekipin e CSKA Moskës.
Rusia e drejtuar nga Capello mundi të zgjidhë problemin e vonesave të pagave pasi biznesmeni rus Alisher Usmanov i dha kredi federatës. Rusia në eliminatoret e Kampionatit Europian 2016 gjendet në vendin e 3-të me 6 ndeshje pas Austrisë dhe Suedisë në Grupin G.
Trajneri 69 vjeçar më parë krahas ekipeve si Milan, Roma, Juventus dhe Real Madrid ka drejtuar edhe ekipin kombëtarë të Britanisë.