SAO PAULO (AA) - Rivaldo, ish-lojtari i famshëm i Barcelonës dhe Milanit, edhe në moshën 43-vjeçare luan futboll të mirë. Hapat e të atit është duke i nisur dhe ndjekur edhe biri i tij njëzetvjeçar Rivaldinho, ndërsa së bashku mbrëmë kanë shkruar histori futbolli.
Rivaldo dhe Rivaldinho kanë qenë golashënues në ndeshjen e ligës braziliane Serie "B", në ndeshjen ku ekipi i tyre Mogi Mirmi fitoi ndaj Macae, me rezultat 3:1. Në atë mënyrë janë bërë babai dhe djalë i parë të cilët në të njëjtën ndeshje u shënuan në listën e golashënuesve për ekip të njëjtë.
Përveç golit të arritur, Rivaldo ishte edhe asistent i shënimit të Rivalhinhos. Interesante është se të dytë kanë hyrë në lojë nga banka rezerve, madje në të njëjtën kohë, në minutën e 55 të ndeshjes, shkruan Anadolu Agency (AA).