Emre Aşıkçı
14 Janar 2021•Përditësim: 14 Janar 2021
Gjigandi brazilian i futbollit Santos ka mposhtur atë argjentinas Boca Juniors me rezultat 3-0 për t’u kualifikuar në finalen e Libertadores, raporton Anadolu Agency (AA).
Diego Pituca shënoi golin e parë për Santos në minutën e 16-të në Estadio Urbano Caldeira. Santos dyfishoi epërsinë teksa goli i dytë erdhi nga Yeferson Soteldo në minutën e 49-të.
Dy minuta më vonë, Lucas Braga shënoi për rezultatin 3-0 me një gjuajtje nga afërsia.
Santos-i brazilian nxori barazim 0-0 ndaj Boca Juniors në ndeshjen e parë të gjysmëfinales kështu që u zhvendosën në finale me një rezultat të përgjithshëm prej 3-0.
Tani Santos në stadiumin Maracana të Rio de Janeiro do të luajë kundër Palmeiras në finalen më 30 janar.