Canberk Yüksel
09 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
NEW YORK (AA) – Serena Williams ka pësuar një humbje të befasishme të enjten nga tenistja Karolina Pliskova në gjysmëfinale të US Open, duke lëshuar rastin të mbrojë titullin nga viti i kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Legjenda e gjallë, gjashtë herë fituese e turneut prestigjioz U.S. Open u mposht nga bartësja e dhjetë Karolina Pliskova nga Republika Çeke, e cila për kundërshtare në finale do të ketë tenisten Angelique Kerber e cila mposhti Caroline Wozniackin.
Rezultatet e arritura të enjten do të ndryshojnë radhitjen tabelare në listën e rangimit botëror WTA dhe është më se e sigurt se Kerber tani do të marrë pozitën e parë nga Williams e cila më herët u eliminua në raundin e tretë të Lojërave Olimpike në Rio muajin e kaluar.
Pas fitores së arritur në një përballje të vështirë kundër Simona Halepit, dukej se Williams do të fitojë Grand Slamin e 23-të në karrierë e cila do ti mundësonte të tejkalojë për nga numri i fitoreve legjendën tjetër, gjermanen Steffi Graff.