Yunus Kaymaz
07 Shtator 2018•Përditësim: 08 Shtator 2018
STAMBOLL (AA) - Serena Williams dhe Naomi Osaka do të përballen në finalen e turneut të fundit Grand Slam të sezonit, US Open, në kategorinë e femrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmëfinale të turneut që organizohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tenistja amerikane Williams u përball me bartësen e 19-të të turneut, letonezen Anastasija Sevastova.
Williams, 24 herë fituese e kampionateve Grand Slam, pas 66 minutave lojë mposhti Sevastovan me rezultatin 6-3 dhe 6-0.
Në gjysmëfinalen tjetër, japonezja Osaka për kundërshtare kishte amerikanen Madison Keys, bartësen e 14-të të turneut, të cilën e mundi me rezultatin 6-2 dhe 6-4, duke u ngjitur kështu për herë të parë në finalen e një kampionati Grand Slam.
Njëzetvjeçarja Osaka ka qenë në moshën njëvjeçare kur Serena Williams për herë të parë kishte fituar Grand Slam-in e parë, ndërkohë që arriti të bëhet japonezja e parë që ndonjëherë është kualifikuar në finale të një kampionati Grand Slam.
Finalja Williams-Osaka do të luhet nesër.