Ekip
08 Korrik 2018•Përditësim: 09 Korrik 2018
MOSKË (AA) – Futbollisti rus, Sergej Ignashevich, bëri të ditur se tërhiqet pas disfatës së mbrëmshme të Rusisë në përballje me Kroacinë në përfundimin emocionues të çerekfinales të Kampionatit Botëror, raporton Anadolu Agency (AA).
Ignashevich, 38 vjeçar, është rekorder në Rusi me 127 ndeshje të zhvilluara në fanellën e kombëtares.
“Jam i kënaqur dhe i qetë që karrierën e përfundojë me paraqitjen në nivelin më të lartë, çerekfinale të Kampionatit Botëror me një ekip dhe trajner të shkëlqyer”, tha Ignashevich në video-porosinë që e bëri publike kombëtarja ruse.
Duke theksuar se karrierën planifikoi ta përfundojë më herët, por ndryshoi planet për shkak të Kampionatit Botëror, Ignashevich tha se të ardhmen e sheh në rolin e trajnerit.