Emre Aşıkçı
07 dhjetor 2020•Përditësim: 07 dhjetor 2020
Piloti meksikan Sergio Perez shënoi fitoren e parë në karrierën e tij në Formula 1 për Çmimin e Madh të Bahrejnit, raporton Anadolu Agency (AA).
Piloti i skuadrës Racing Point përfundoi garën me rezultat 1:31:15, e cila u mbajt në pistën 3,5 kilometra të gjatë në Bahrejn, pistë e cila ndodhet në rajonin Sakhir që më parë ishte shkretëtirë, 30 kilometra nga kryeqyteti Manama.
Piloti Esteban Ocon nga Renault doli i dyti me 10,5 sekonda prapa Perez, ndërsa Lance Stroll nga Racing Point përfundoi i treti me 11,8 sekonda prapa fituesit.
Me këtë rezultat, piloti francez Ocon kishte podiumin e tij të parë në historinë e Formula 1.
Sezoni i sivjetmë i ndikuar nga koronavirusi do të përfundojë pas garës së 17-të që është paraparë të mbahet më 13 dhjetor në Abu Dhabi.
Piloti francez Romain Grosjean nuk do të jetë pjesë e kësaj gare pasi u lëndua në një përplasje në Bahrejn.
Më 15 nëntor, Lewis Hamilton fitoi titullin F1 2020 në garën për Çmimin e Madh të Turqisë në Intercity Istanbul Park.
Hamilton tejkaloi rekordin e legjendës Michael Schumacher me 91 fitore dhe aktualisht ka regjistruar 95 fitore.
Renditja e pilotëve 2020:
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 332 - kampion
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 205
3. Max Verstappen (Holandë): 189
4. Sergio Perez (Meksikë): 125
5. Charles Leclerc (Monako): 112
Renditja e konstruktorëve 2020:
1. Mercedes: 540 - kampionë
2. Red Bull-Honda: 282
3. Racing Point: 194
4. McLaren Renault: 184
5. Renault: 172