Ekip
22 Nëntor 2017•Përditësim: 23 Nëntor 2017
SEVILLA (AA) – Klubi spanjoll i futbollit Sevilla ka lëshuar një njoftim në të cilin lajmëron opinionin se trajneri i tyre argjentinasi Eduard Berizzo është diagnostifikuar me tumor malinj të prostatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi u bë publik një ditë pasi Sevilla në ndeshjen e shkëlqyer luajti 3:3 me Liverpool-in në kuadër rë Ligës së Kampionëve, krahas faktit se në gjysmë lojë në stadumin "Ramon Sanchez Pizjuan" kishte disavantazh prej 0:3.
“Kontrollet që Berizzo do t’i bëjë periudhën e ardhshme do të përcaktojnë trajtimin mjekësor i cili do të nevojitet”, theksojnë nga Sevilla.
Trajnerin argjentinas, i cili këtë muaj mbushi 48 vjeç, Sevilla e angazhoi para fillimit të këtij sezoni pasi Jorge Sampaoli braktisi klubin dhe vendosi të marrë përfaqësuesen e Argjentinës.
Berizzo tre sezone ishte trajner i Celta Vigos, të cilën e dërgoi në gjysmëfinale të Liga Evropës dhe dy gjysmë finale të Kupës së Mbretit.
Sevilla pas 12 xhirove të luajtura në La Liga gjendet në pozitën e pestë më 22 pikë, 12 më pak se lideri Barcelona.