Şenhan Bolelli
04 Qershor 2019•Përditësim: 05 Qershor 2019
Julen Lopetegui është trajneri i ri i klubit spanjoll të futbollit Sevilla, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi njoftoi se me Lopetegui 53 vjeçar është nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Trajneri paraprak i Sevillas ishte Joaquin Caparros, i cili nga ky funksion hoqi dorë për shkak të problemeve shëndetësore.
Lopetegui gjatë karrierës së tij ishte trajner edhe i klubit portugez Porta (2014-2016), si dhe trajner i reprezentacionit spanjoll (2016-2018).
Ishte trajner i Real Madridit, mirëpo për shkak të rezultateve të këqija u ndërrua në tetor të vitit 2018.