Hüseyin Burak Demirer
02 dhjetor 2020•Përditësim: 03 dhjetor 2020
Trajneri i kombëtares së futbollit të Kolumbisë, Carlos Queiroz (67) është shkarkuar nga detyra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Queiroz është shkarkuar dy javë pas disfatës së Kolumbisë nga Uruguaji me rezultatin 3:0 dhe nga Ekuadori 6:1 në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kampionatin Botëror të FIFA-s 2022.
Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kolumbisë, thuhet se kontrata e Queiroz është shfuqizuar pas marrëveshjes së ndërsjellë. Queiroz mori kombëtaren e Kolumbisë në shkurt të vitit 2019.
Gjatë karrierës së deritanishme mes tjerash ka qenë trajner i Portugalisë, Republikës së Afrikës së Jugut dhe Iranit si dhe trajner i klubeve Sporting CP dhe Real Madrid.