Bakir Tiro
03 Mars 2016•Përditësim: 04 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka përparuar në rang listën e publikuar sot në mëngjes nga FIFA-s. "Kuqezinjtë" nga pozita e 36-ë muajin e kaluar tash janë ngjitur një vend më lartë, gjegjësisht në pozitën e 35 me 754 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër ekipet kombëtare më të ranguar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është Kroacia në pozicionin e 18-ë (965 pikë), e ndjekur nga Shqipëria e 35-ta (754 pikë), Serbia 50-ta. (596 pikë) Sllovenia e 54-ta (577 pikë), Mali i Zi i 84-ti. (409 pikë) dhe Maqedonia e 138-ta (257 pikë).
Në mesin e 10 kombëtareve më të mira në botë në krahasim me radhitjen e publikuar në janar të këtij viti nuk ka patur ndryshime. E para është Belgjika me 1.506 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 1.457 pikë, Spanja 1.374 pikë, Gjermania 1.355 pikë, Kili 1.307 pikë, Brazili 1.254 pikë, Portugalia 1.234 pikë, Kolumbia 1.215 pikë, Anglia 1.112 pikë, Austria 1.095 dhe kështu me radhë.