Dejan Maksimoviç
04 Mars 2016•Përditësim: 04 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Barcelona të enjten mbrëma në kuadër të Premier Ligës si mysafir mposhti Rayo Vallecano me rezultat bindës prej 5:1 dhe në këtë mënyrë theu rekordin spanjoll të vjetër 27 vjet. Me këtë fitore Barça shënoi madje 35 ndeshje me radhë pa humbje në të gjitha garat, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jam i kënaqur si rrjedh sezoni. Ekziston qëndrim, intensitet dhe punë e kryer. Kur Barcelona arrin të vendos një gjendje të tillë në fushë, atëherë me të vërtetë rreziku është nga minuta e parë dhe është vështirë për të na ndalur”, tha Luis Enrique, trajneri i “Barçës”.