Dejan Maksimoviç
09 Gusht 2017•Përditësim: 10 Gusht 2017
LONDËR (AA) – Klubi futbollistik Southampton ka sjellë përforcim të madh për sezonin e ardhshëm. Në stadiumin St. Mary's nga Juventusi ka arritur mesfushori Mario Lemina për një vlerë prej 20 milionë euro, që është rekord në klub, raporton Anadolu Agency (AA).
Lemina për Southampton ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa planifikohet që klubi në fjalë t’i paguajë “zonjës së vjetër” menjëherë 17 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër më vonë.
“Në treg jashtëzakonisht jostabil me transferime të pabesueshme vendosëm që të bëjmë detyrën tonë në mënyrë të drejtë. Sollëm lojtar që ka fituar trofe dhe ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve para vetëm tre muajsh, ndërsa firmosi me ne përskaj shumë ofertave të tjera”, tha Les Reed, zëvendës-presidenti i klubit anglez për mediat britanike.
Për lojtarin e reprezentacionit të Gabonit pretendohet se kanë qenë të interesuar Stoke, Watford dhe Leicester City.