Serhat Bağbars
14 Prill 2018•Përditësim: 15 Prill 2018
STAMBOLL (AA) - Chelsea ka fituar ndaj Southampton me rezultat prej 3-2, në javën e 34-t të Premier Ligës Angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi nikoqir Southampton me golat e Dusan Tadic në minutën e 21 dhe Jan Bednarek në minutën e 60, kaloi në epërsi me 2-0 kundër klubit të Londrës.
Në minutën e 61, futbollistn spanjoll Alvaro Morata-n e zëvendësoi sulmuesin francez Olivier Giroud.
Në minutat 70 dhe 78, Giroud mundësoi që Chelsea të barazojë lojën, ndërsa me golin e Eden Hazar në minutën e 75, Chelsea fitoi ndeshjen me 3-2.
Kampioni i fundit me këtë fitore arriti në 60 pikë, ndërsa Southampton mbeti në 28.