Mutlu Demirtaştan
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Ish-futbollisti francez Thierry Henry, në lidhje me rastin e Mesut Özil dhe Alexis Sanchez për të cilët në rendin e ditës është rinovimi i kontratës me Arsenalin, tha se "Në rast se dëshirojnë të fitojnë 400 mijë paund në javë në çdo ndeshje duhet të shënojnë hat-trick", raporton Anadolu Agency (AA).
Henry në deklaratën e tij për kanalin televiziv anglez Sky Sports theksoi se sa më shpejt duhet të finalizohen negociatat për kontratë mes ish-ekipit të tij Arsenal dhe futbollistëve Mesut Özil dhe Alexis Sanchez.
"Bisedimet janë bllokuar edhe pse është propozuar pagë rreth 200 mijë paund në javë, për shkak se të dy futbollistët dëshirojnë të fitojnë më shumë. Tani Mesut Özil dhe Sanchez, janë duke e mbajtur peng klubin", tha Henry.
"Të dy futbollistët janë të mrekullueshëm, por në rast se dëshirojnë të fitojnë 400 mijë paund në javë, çdo ndeshje duhet të shënojnë hat-trick. Për të kërkuar një pagë të lartë të tillë duhet të keni fituar diçka në këtë ekip. Nga ana tjetër këta futbollistë janë shumë të rëndësishëm për Arsenalin dhe në një mënyrë kontratat e tyre duhet të rinovohen", tha Henry duke treguar se të dy futbollistët kontrata e të cilëve përfundon në vitin 2018 duhet të qëndrojnë në ekip.
Pretendohet se ekipet kineze i kanë propozuar golashënuesit kilian Alexis Sanchez kontrata astronomike, ndërsa Real Madridi futbollistit gjerman me origjinë turke Mesut Özil.