Mutlu Demirtaştan
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
LOZANË (AA) – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka ulur ndalesën e transferimit të lojtarëve që më herët ia shqiptoi Organizata Botërore e Futbollit (FIFA) klubit spanjoll Real Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të kontratave të parregullta të lidhura me futbollistë të mitur, FIFA në shtator i shqiptoi Real Madridit ndalesë transferimi gjatë dy afateve kalimtare, ndërsa pas ankimimit që e bëri klubi, CAS sot uli këtë dënim në një afat kalimtar.
Në këtë mënyrë Real Madrid tashmë në verën e vitit të ardhshëm do të mund të sjellë përforcime në Santiago Bernabeu.