Associated Press
22 Korrik 2021•Përditësim: 23 Korrik 2021
Qindra mijëra njerëz sot pritet të mbushin rrugët e qendrës së qytetit për të parë ekipin e tyre Milwaukee Bucks në një paradë që feston titullin e parë të NBA-së pas gjysmë shekulli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ngjitja e ekipit ka gjallëruar qytetin që është larg nga vendet më kosmopolite të kampionatit si Los Angeles ose Boston.
Tifozët kanë përqafuar MVP-në të Finales së NBA-së, Giannis Antetokounmpo, i cili vendosi të qëndrojë me ekipin që e zgjodhi atë 8 vjet më parë me zgjedhjen e 15-të të përgjithshme në draft kur ishte vetëm 18-vjeç.