Fatjon Cuka
19 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
TIRANË (AA) – Shqiptari Gjetan Keta ka siguruar titullin e kampionit Interkontinental në peshën e mesme në kategorinë WBC, raporton Anadolu Agency (AA).
Keta ka triumfuar që në raundin e pestë ndaj boksierit turk, Turgay Uzun, gjatë duelit të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Kjo përballje kanë dhuruar një spektakël të vërtetë, ku në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ishin të pranishëm personalitete të larta të politikës, sportit, kulturës të Shqipërisë, etj.
Sonte u zhvilluan edhe disa duele të tjera. Kështu shqiptari Kristian Prenga është kampion i Europës në Kick-boks për peshën 100 kilogram pas fitores në raundin e fundit ndaj grekut Vasilis Karagiannidis.
Gjithashtu u zhvillua edhe një ndeshje kick-boksi për femra, midis turkes Dilay Saglam dhe italianes Ilaria Di Nola, ku dueli u fitua nga sportistja turke.