Dejan Maksimoviç
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
SHKUP (AA) - Red Bull Racing ka vendosur të zëvendësojë Daniil Kvyta (22) dhe në garën Grand Prix të Spanjës duke angazhuar të riun 18-vjeçar Max Verstappen, të birin e ish-shoferit të Formula 1 Jos Verstappen, raporton Anadolu Agency (AA).
Transferimi i Verstappen nga ekipi Red Bull Toro Rosso erdhi pasi Kvyat në garën për Grand Prix të Rusisë dy herë goditi makinën e Sebastian Vettel (Ferrari), duke e nxjerrë nga gara në xhiron e parë. Kvyat më parë në Çmimin e Madh kinez, gjithashtu goditi edhe bolidin e Vettel, prandaj vendimi për kthimin e tij në ekipin e Toro Rosso është plotësisht e logjikshme.
"Kvyat do të mund të vazhdojë zhvillimin e tij në Toro Rosso, në ekipin i cili është pjesë e familjes sonë. Kështu ne do t'i japim shansin që përsëri të kthehet në formën e duhur", tha Christian Horner, drejtori i ekipit Red Bull.
Verstappeni i ri konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në botën e automobilizmit. Ai tashmë ka hyrë në historinë e Formula 1 si piloti më i ri, kur në bolidin e Toro Rosso vitin e kaluar debutoi në moshën 17 vjeç e 166 ditë.