Dejan Maksimoviç
14 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
NION (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka urdhëruar të gjitha ekipet që gjatë kësaj fundjave dhe javën e ardhshme kur do të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare doemos të mbajnë një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve, për t’ju shprehur respekt viktimave të sulmit terrorist në Paris. Po ashtu, të gjithë lojtarët rreth dorës do të mbajnë shirit të zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar nga UEFA mes të tjerash thuhet se: “Dëshirojmë të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë me Francën dhe me të gjithë që janë të goditur me veprimet e tmerrshme të cilat ngjanë të premten mbrëma në Paris”.
Afatet e ndeshjeve tjera të barazhit për EURO 2016 nuk do të ndryshojë. Vetëm nga Federata Angleze e Futgollit (FA) theksohet se do të bisedojnë me kolegët nga Franca mbi statusin e ndeshjes miqësore të dy kombëtareve, i cili planifikohet për të marten në Wembley e Londrës.