Dejan Maksimoviç
21 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
NYON (AA) – Raporti më i ri i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për punën financiare të klubeve konfirmoi se Real Madridi edhe më tej është klubi më i pasur në kontinentin e vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të UEFA-s, i cili është publikuar sot, të ardhurat e Real Madrid-it në vitin 2014 arrinin në 550 milionë euro. Po ashtu “Klubi Mbretëror” udhëheq edhe në segmentin e biletave me 121 milionë euro, pagat më të larta me 270 milionë dhe ekipin më të shtrenjtë i cili kushton më shumë se 316 milionë.
Në kategorinë e ekipit më të shtrenjtë, i dyti është Paris Saint German i cili ka ekip me vlerë prej 276 milionë euro.
Manchester United është klubi më i suksesshëm kur është fjala për të ardhurat operative, ku bilanci i saj në këtë segment për vitin 2014 arrin 140 milionë euro, ndërsa Tottenhem-i është klubi më i mirë në segmentin e neto-fitimeve me 78 milionë euro.
Në raport potencohet se pagat e klubeve janë rritur madje për 664 për qind në krahasim me dy dekadat e fundit, ndërsa në pagat e lojtarëve në vitin 2014 janë shpenzuar madje shtatë miliardë euro.
Nga UEFA pohojnë se efekti i “fair-play-it të ashtuquajtur financiar” më së miri shihet në faktin se humbja e përgjithshme e klubeve evropiane me 1.67 miliardë euro është ulur në 485 milionë.