Selçuk Buğra Gökalp
11 Nëntor 2022•Përditësim: 11 Nëntor 2022
Federata e Futbollit të Uruguait (AUF) shpalosi skuadrën që do të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, dhe sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez, janë emrat më të shquar në listë.
Lojtarët veteranë si Diego Godin i Velez Sarsfield-it, Fernando Muslera i Galatasaray-it, Luis Suarez i Nacional-it dhe Edinson Cavani i Valencia-s janë përfshirë gjithashtu në ekip për të marrë pjesë në Katar 2022.
Anësori i ri i Manchester United-it, Facundo Pellistri, do të ketë përvojën e tij të parë në Kupën e Botës në Katar.
Përveç Muslera-s, në skuadër janë thirrur edhe dy lojtarë të tjerë që luajnë në Superligën turke, Lucas Torreira i Galatasaray-it dhe Maxi Gomez i Trabzonsporit. Ndërkaq, uruguaiani Diego Rossi, i cili luan për Fenerbahçen, është lënë jashtë skuadrës prej 26 lojtarësh.
Uruguai do të garojë për titullin e tretë të Kupës së Botës FIFA në Katar pas fitoreve të tij në edicionet 1930 dhe 1950.
- Skuadra e Uruguait për Botërorin 2022:
Fernando Muslera (Galatasaray), Sergio Rochet (Nacional), Sebastian Sosa (Independiente), Ronald Araujo (Barcelona), Martin Caceres (LA Galaxy), Sebastian Coates (Sporting Lisbon), Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Velez Sarsfield), Mathias Olivera (Napoli), Jose Luis Rodriguez (Nacional), Guillermo Varela (Flamengo), Matias Vina (Roma), Rodrigo Bentancur (Tottenham), Giorgian de Arrascaeta (Flamengo), Agustin Canobbio (Paranaense), Nicolas de la Cruz (River Plate), Facundo Pellistri (Manchester United), Lucas Torreira (Galatasaray), Manuel Ugarte (Sporting Lisbon), Federico Valverde (Real Madrid), Matias Vecino (Lazio), Edinson Cavani (Valencia), Maxi Gomez (Trabzonspor), Darwin Nunez (Liverpool), Luis Suarez (Nacional), Facundo Torres (Orlando City).