Mutlu Demirtaştan,Mehmet Özcan
16 Maj 2023•Përditësim: 17 Maj 2023
Kombëtarja e Uruguait në futboll ka arritur marrëveshje me trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, transmeton Anadolu.
Federata e Futbollit e Uruguait njoftoi se kanë nënshkruar kontratë me trajnerin argjentinas për Kupën Botërore 2026.
Trajneri 67-vjeçar i cili gjatë kohë ishte trajner i kombëtareve të Argjentinës dhe Kilit, drejtoi edhe klubet Espanyol, Athletic Bilbao, Olympique de Marseille, Lille dhe së fundmi Leeds United.
Uruguaji kishte ndarë rrugët me Diego Alonso në dhjetor 2022, pasi kombëtarja nuk arriti të shkojë më tej nga grupet në Botërorin 2022 në Katar.
Ndërkohë, nga muaji shkurt, kombëtaren e Uruguait përkohësisht e drejtonte Marcelo Broli.