Hüseyin Burak Demirer
30 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Tenisti spanjoll Rafeal Nadal (1. ATP) në raundin e parë me 3:0 në sete mposhti tenistin serb Dushan Lajoviç (85. ATP), raporton Anadolu Agency (AA).
Lajoviç në setin e parë dha një rezistencë shumë të fortë kundër Nadal, i cili në fund e mori setin me 7:6.
Në setin e dytë tenisti spanjoll tregoi një paraqitje shumë më të mirë dhe setin e fitoi me 6:2.
Nadal në vazhdim të ndeshjes ishte dukshëm më i mirë nga Lajoviç dhe fitoi edhe setin e tretë me 6:2, gjë që ishte e mjaftueshme për raundin e dytë të US Open.
Spanjolli në raundin e dytë do të takohet me fituesin në mes Taro Daniel (121. ATP) dhe Tommy Paul (159. ATP).