Ekip
27 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
MADRID (AA) – Komiteti olimpik i Spanjës njoftoi se tenisti Rafael Nadal do të mbajë flamurin e këtij vendi në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Verore Olimpike në Rio de Janeiro, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë lajm Komiteti olimpik i Spanjës e bëri të ditur në opinion të mërkurën kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fillimin e lojërave në Rio.
Kjo është hera e dytë që Nadal, fituesi i 14-të i turneve Grand Slam, të zgjidhet si sportist i cili do të mbajë flamurin e Spanjës në hapjen e Olimpiadës.
Ish-reketi numër një në botë këtë nder e fitoi edhe para Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Megjithatë, për shkak të lëndimit ishte i detyruar të braktisë lojërat, ndaj edhe e zëvendësoi basketbollisti i kombëtares së Spanjës Pau Gasol.