Ekip
29 Qershor 2017•Përditësim: 30 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) - Mathieu Valbuena ka kompletuar të enjten kalimin nga Lyoni në Fenerbahçe, pasi paraprakisht kishte rënë dakord për një marrëveshje me gjigandin turk, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka kaluar me sukses testimet mjekësore, 32 vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare prej 1.5 milionë eurosh në vit, me një mundësi për vazhdimin edhe për një vit tjetër, me çka i ka thënë lamtumirë qëndrimit të tij dyvjeçar në kampionin e shumëfishtë të Francës, Lyon.
Në fanellën e Lyonit, Valbuena shënoi 12 gola në gjithsej 76 paraqitje, ndërsa paraprakisht luajti për Dynamon e Moskës dhe Olimpikun e Marsejës ku qëndroi për tetë vite.
Ish-futbollisti i kombëtares së Francës është prononcuar për Fenerbahce TV. "Fenerbahçe është një klub shumë i madh, Fenerbahçe ishte interesuar për mua edhe më parë, ndërsa ka qenë klub në të cilin kam pasur dëshirë të vij”, ka thëne Valbuena.