Hüseyin Burak Demirer
25 Tetor 2021•Përditësim: 26 Tetor 2021
Piloti holandez i Red Bull-Honda, Max Verstappen është bërë fituesi i garës së 17-të të sezonit që u mbajt në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e 17-të e sezonit u zhvillua në Pistën Amerika e gjatë 5,5 kilometra në Austin, kryeqytetin e shtetit amerikan Teksas, me 56 xhiro.
Verstappen fitoi garën e 8-të të këtij sezoni ndërsa të 18-tën në karrierë.
Pas tij u renditën Lewis Hamilton me 1,3 sekonda pas liderit dhe Sergio Perez i treti me 42,2 sekonda.
Me këtë rezultat Verstappen, lideri tek klasifikimi i pilotëve, arriti në 287,5 pikë 12 më shumë se Hamilton.
Gara e 18-të e sezonit do të mbahet më 7 nëntor në Meksikë.
Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet pas Çmimit të Madh të SHBA-së janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 287,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 275,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 185
4. Sergio Perez (Meksikë): 150
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 149
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes 460,5
2. Red Bull-Honda: 437,5
3. McLaren-Mercedes: 254
4. Ferrari: 250,5
5. Alpine-Renault: 104