Adis Karaca,Elvir Hociç
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
CYRIH (AA) – Kapiteni i dikurshëm i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Lionel Messi është favorit për të fituar çmimin e sivjetmë të Topit të Artë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori 35 vjeçarë ka qenë në listën e zgjedhjes së Topit të Artë në vitin 2009, 2010 dhe 2011 dhe beson se këtë vit nuk ka dilemë se kush do të fitojë këtë çmim prestigjioz në organizim të FIFA-s dhe revistës "France Football".
“Mendoj se Leo (Lionel Messi) është favorit dhe ai këtë e meriton për gjithçka ka arritur në Barcelonë”, tha spanjolli për faqen zyrtare të FIFA-s.
Lojtari i klubit Al Sadd të Katarit, tha se Messi komandon në të gjitha aspektet e lojës.
“Ai është më i miri në të gjitha dhe atë e dëshmon në secilën ndeshje. Ai meriton Topin e Artë”, tha Xavi.
Xavi po ashtu u përqendruar edhe për ndërprerjen e sundimit të dyshes Messi-Ronaldo, yjet të cilët shtatë herët e fundit kanë fituar Topin e Artë.
“Cristiano dhe Messi ende janë mbi të gjithë, por vijnë lojtarët tjerë siç janë Neymar dhe Luis Suarez”, tha Xavi.
Argjentinasi është favorit për të fituar çmimin pasi vitin e kaluar udhëhoqi Barcelonën drejt tre titujve kryesorë.
Zgjedhja e lojtarit më të mirë të sezonit do të mbahet në Cyrih më 11 janar.