PRISHTINË (AA) - Në duelin e parë, ajo ka mposhtur me Ippon venezuelasen Vanesa Cortesia, në 49 sekonda. Në duelin e dytë edhe pse me vështirësi fitoi kundër Munkhbaatar Bundmaa nga Mongolia kundrejtë pikëve, ndërsa në duelin e tretë u ndesh me kubanen Bermoy Acosta, të cilën e mposhti gjithashtu me Ippon, për 1 minutë e 8 sekonda.
Kështu, Majlinda Kelmendi u kualifikua për në gjysmëfinalen e Botërorit “Chelyabinsk 2014” ku do të takohet me rusen Natalia Kuziutina, xhudistin e 5-të në ranglistën botërore për femra në kategorinë deri në 52kg e cila, në finalen e Grupit B mposhti japonezen Yuki Hashimoto.
Çifti tjetër gjysmëfinal është po ashtu atraktiv sepse nënkampionia aktuale botërore, braziliania Erika Miranda ( nr.2 në botë, 52 kg) do të përballet me rumunen Andreea Chitu ( nr.6 në botë, 52 kg).
Sipas analizës së ekspertëve në ueb faqen zyrtare të IJF mbi kampionatin botëror të Xhudo-s, Chelyabinsk 2014, në kategorinë deri në 52 kg për femra, kampionia aktuale botërore, Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite kryesore ndërsa si konkurrentja më e mundëshme e saj për të fituar titullin e kampiones së botës konsiderohet braziliania Erika Miranda, nënkampionia aktuale e cila në botërorin e kaluar u mund nga Majlinda. Miranda këtë vit është në formë të mirë pasi fitoi medaljen e bronztë në Dusseldorf Grand Prix, të argjendë në Havana Grand Prix dhe medaljen e bronztë në edicioınin e fundit të IJF, atë të Tyumen Grand Slam, në Siberi të Rusisë.
Duelet gjysmëfinale do të fillojnë nga ora 17:00 sipas kohës lokale (13:00 CET) dhe do të shohim nëse ekspertët do të jenë të saktë apo jo në parashikimet e tyre për finalen Kelmendi-Miranda.