Muhammed Enes Çallı
19 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Conor McGregor, luftëtari i famshëm i Arteve Marciale të Përziera (MMA), do të kthehet në kampionatin UFC (Ultimate Fighting Championship) pasi nënshkroi një marrëveshje për t’u përballur me Dustin Poirier në janar, transmeton Anadolu Agency (AA).
McGregor, 32-vjeçar, ka nënshkruar marrëveshjen e tij për të luftuar me Dustin Poirier në ngjarjen kryesore të UFC 257 më 23 janar, njoftoi ESPN.
Kampioni irlandez në pesha të lehta kishte njoftuar pensionimin e tij për herë të tretë nga UFC në qershor.