Doga Kirmizioglu
26 Mars 2019•Përditësim: 26 Mars 2019
Luftëtari i arteve marciale të MMA-së nga Irlanda, Conor McGregor, njoftoi se tërhiqet dhe del në pension, por nuk zbuloi arsyet për një vendim të tillë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Vendosa të dal në pension nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘artet e përziera marciale’. Uroj që të gjithë kolegët e mi të vjetër në vazhdimin e karrierës.Tani u bashkohem ish-kolegëve të mi që tashmë janë në pension”, porositi McGregor në Twitter.
Mbetet e paqartë për çfarë arsye e bëri këtë, ndërsa vendim të ngjashëm për tërheqje nga sportet luftarake bëri të ditur edhe në fillim të vitit 2016, por atëherë doli vetëm se kërkonte vëmendje mediale.
Një nga luftëtarët më të popullarizuar të MMA-së, 30 vjeçari McGregor titullin e parë botëror në kategorinë e lehtë e fitoi që në vitin 2012 dhe që atëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.