Hilmi Sever
23 Nëntor 2022•Përditësim: 23 Nëntor 2022
Në ndeshjen e parë të Grupit G të Botërorit 2022 të organizuar nga Katari, nesër do të përballen Zvicra dhe Kameruni, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e Grupit G, e cila do të luhet në stadiumin "Al Janoub" dhe me arbitrin argjentinas Facundo Tello, do të nisë në orën 11:00.
Të dy kombëtaret do të përballen me njëra-tjetrën për herë të parë në historinë e tyre në ndeshjen e nesërme.
Në ndeshjen tjetër të grupit Brazili dhe Serbia do të luajnë në stadiumin "Lusail".
- Zvicra në kampionatin e 12-të
Pasi ka marrë pjesë 11 herë në Kupën e Botës më parë (në vitet 1934, 1938, 1950, 1954, 1962, 1966, 1994, 2006, 2010, 2014 dhe 2018), Zvicra është ndër ekipet me përvojë të turneut.
Zvicra, e cila arriti në çerekfinale në vitin 1954, hyri në mesin e 16 skuadrave të fundit në vitet 2006, 2014 dhe 2018.
Me 12 fitore, 8 barazime dhe 17 humbje në 37 ndeshje në Botëror, Zvicra ka shënuar 50 gola në këto ndeshje ndërsa ka pësuar 64 gola nga kundërshtarët.
- Kameruni fillon turneun e tij të 8-të
Kombëtarja e Kamerunit do të garojë për herë të 8-të në Kupën e Botës.
Kameruni, i cili luajti 23 ndeshje në historinë e Botërorit, fitoi 4 nga këto ndeshje, në 7 prej tyre luajti baras ndërsa në 12 pësoi humbje.
Kameruni, i cili për herë të fundit mori pjesë në turne në vitin 2014, gjatë historisë së Kupës së Botës shënoi 18 gola dhe pranoi 43 gola nga kundërshtarët.