Sinan Uslu
28 qershor 2017•Përditësim: 28 qershor 2017
ANKARA (AA) - Në operacionin ajrorë të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) të realizuar në veri të Irakut janë neutralizuar shtatë terroristë të organizatës separatiste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është kryer në zonën Avasin-Basyan dhe janë neutralizuar terroristët të cilët dyshohet se po përgatisnin sulm ndaj bazës ushtarake në zonën kufitare.