Duygu Yener
10 Tetor 2015•Përditësim: 10 Tetor 2015
ANKARA (AA) – Në sallën e konferencave të Drejtorisë së Përgjithshme të Anadolu Agency mbahet ceremoni përkujtimore për gazetarin e AA në Halep, Salih Mahmud Leyla, i cili humbi jetën në një sulm të ndërmarrë nga një mjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese në rajonin Hirejtan në periferi të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i AA, Şenol Kazancı, ku në fjalimin e tij duke vënë në dukje se Salih Mahmud Leyla ishte 27 vjeç, ishte i sapomartuar dhe priste një fëmijë, gjithashtu kishte marrë edhe trajnimin e gazetarit në luftë, u shpreh se: “Përkujtojmë shokun, mikun tonë. Është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne”.
Kazanci duke transmetuar se në një periudhë kur punonte në një kanal televiziv gjatë një vizite bashkë me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Anadolu Agency Metin Mutanoğlu për të ndjekur zhvillimet teknologjike në kanalin televiziv Al Jazeera në Katar ka theksuar se:
“Atje teksa mendonim të vëzhgonim kamerat, dekoret dhe mikrofonët, na drejtuan tek një dhomë e vogël. Drejtori i arabishtes për Al Jazeera na tha ‘të gjitha këto të tjerat vendet që shëtitët dhe pajisjet mund ti shikoni edhe në vende të tjera, por këto vetëm këtu mund ti shikoni’ dhe na tregoi një vend të vogël si muze. Aty prezantoheshin një kasketë e shpuar, një kamera e spërkatur me pika gjaku, një aparat fotografik dhe një jelek. Na shprehu se ‘ ndaj Al Jazeera-n, nga televizionet e tjera nuk janë sendet apo aparatet e kohës moderne dhe teknologjitë, por janë këto që e bëjnë më të vlefshme. Ne këto kemi’. Pra edhe unë duke u nisur nga kjo pikëpamje mendoj se edhe punonjësit tanë ndajnë një ndjenjë të tillë. Për këtë arsye përkujtoj edhe njëherë kolegun tonë i cili na ka paraqitur një mundësi të tillë që na dallon nga agjencitë e tjera të lajmeve. Agjencia qëndron në anën e tij dhe të familjes së tij. Të gjithë së bashku do të gjejmë një rrugë për të përjetuar në mënyrën më të fortë përkujtimin e tij. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë”.
Ndërsa kryeredaktori i lajmeve ndërkombëtare, Ömer Faruk Tokat shprehu mëshirën e Allahut për Leyle në emër të gjithë Anadolu Agency dhe durim për të gjithë familjen e tij. Tokat tha ndër të tjera se: “Që në momentin e lajmit drejtori i Përgjithshëm Kazancı, Zv. Drejori i Përgjithshëm Mutanoğlu dhe të gjithë njësitë dhe drejtuesit kanë dhënë mbështetjen e tyre ku dhe Drejtoria e rajonit në Gaziantep kanë qëndruar pranë familjes së tij. Ne si bashkësia Anadolu Agency lutemi në këtë ditë të premte që pranohen edhe lutjet që mëshira e Allahut të jetë mbi të”.
Kryeredaktori për lajmet vizuale Ahmet Sel duke u shprehur se sot po përjetohet një prej ditëve të këqija të profesionit të gazetarisë tha se: “Leyla ishte një miku ynë që sektori i lajmeve vizuale i jepte rëndësi dhe një koleg që punonte në kushte të vështira. Gazetarët që kryejnë punët vizuale kanë qëllimin të tregojnë të vërtetën dhe për këtë ndonjëherë vendosim jetën në rrezik. Edhe Mahmud Leyle ishte një prej këtyre. Për të treguar dhimbjet e përjetuara në vendlindjen e tij rrezikonte jetën. Fotografitë e tij kishin kuptimin si një dokument historik për përjetimet në Siri”.
Sel tha ndër të tjera se dy vite më pare në një festival ku morën pjesë fotografë të botës së lajmeve fotografitë e Leyla-s ku paraqiteshin përjetimet në Halep u duartrokitën në këmbë nga 10 mijë persona.
Ndërsa Ali Demir, koordinatori i lajmeve në Siri i cili punonte bashkë me Leyla-n pati vështirësi të shpërehej teksa tregonte përjetimet me të. Demir është përlotur teksa ka pohuar se”Që prej 5 vitesh punonim sëbashku me Salih. Kur u thërrit në kursin e Gazetarisë në luftë kishte 1 javë sapo ishte martuar, tani pret një fëmijë. Nuk mund të gjej fjalë për tu shprehur”.