Besar Ademi
08 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
SHKUP (AA) – Anadolu Agency (AA), e cila ka për qëllim për t’u bërë një nga pesë agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, më 9 nëntor 2015 do të hap Qendrën e publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup.
AA e cila publikon lajmet në nëntë gjuhë për opinionin botëror dhe për abonentët, me Zyrën në Shkup do të fillojë publikimin e lajmeve edhe në gjuhën maqedonase. Teksa gjuha maqedonase bëhet gjuha e dhjetë e publikimeve të AA-së, zyra e Shkupit do të ketë funksionin e Qendrës së publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase.
Në ceremoninë e fillimit të publikimeve të lajmeve në gjuhën maqedonase dhe hapjes së qendrës në Shkup, krahas zëvendëskryeministrit të Turqisë, Yalçin Akdoğan, kryetarit të Bordit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı, drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Şenol Göka, të marrin pjesë zyrtarë nga vendi dhe jashtë, personalitete nga fusha të ndryshme dhe gazetarë.
Më 1 tetor të këtij viti u mbushën një vit nga fillimi i publikimit zyrtarisht të lajmeve në gjuhën shqipe. Me fillimin e transmetimit të qendrës së gjuhës shqipe dhe maqedonase në Shkup, AA pritet të fitojë një tjetër dimension më aktiv dhe më pranë mediave të rajonit, si dhe më gjerë, duke patur edhe praninë e saj në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Anadolu Agency (AA) është një nga dhjetë agjencitë më të mëdha në radhitjen botërore, e cila në vizionin e saj të 100 vjetorit të themelimit synon publikimin e lajmeve në 11 gjuhë të botës, për t’u bërë një nga pesë agjencitë më me ndikim në botë.
AA krahas gjuhës turke, publikon lajme në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjake, kroate, serbe), ruse, frënge, shqipe, kurde dhe në persisht.