Salih Baran
08 Korrik 2018•Përditësim: 09 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 318 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş, raporton Anadolu Agency (AA).
Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.
Aksident hekurudhor në Turqi
Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş. ( Hakan Mehmet Şahin - Anadolu Agency )
08.07.2018 Hakan Mehmet Şahin
1 / 9
"Sipas vlerësimeve të para 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 318 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin", tha Gümüş duke treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca.
Aksident hekurudhor në Turqi - pamje nga ajri
Një tren pasagjerësh është përmbysur në fshatin Sarilar të qarkun Çorlu në Tekirdağ, pasi që një pjesë e vagonëve dolën nga binarët.
09.07.2018