Fakharur Rehman
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
ISLAMABAD (AA) - Si rezultat i aksidentimit të trenit të udhëtarëve në rajonin Balucistan në jugperëndim të Pakistanit kanë humbur jetën 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë, Han Wasey në një konferencë për shtyp në Kuetta tha se si pasojë e aksidentimit të trenit "Jaffer Expres" në rajonin Abegum i cili ishte nisur nga Kuetta për në Rawalpindi humbën jetën 13 persona dhe janë plagosur 150 të tjerë.
Wasey ka vënë në dukje se 25 nga të plagosurit janë në gjendjet të rëndë dhe ka pohuar se "aksidenti ka ndodhur si pasojë e një defekti në frenat e trenit".
Theksohet gjithashtu se pas aksidentit ende janë duke vazhduar punimet për ngritjen e vagonëve të trenit të rrëzuar 90 kilometra larg rajonit Kuetta.
Kryeministri Navaz Sherif i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Uzbekistan ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave që kanë humbur jetën në aksident.
Ndërsa në një deklaratë nga kryeministria theksohet se "janë dhënë udhëzime Ministrisë së Hekurudhave për të hetuar shkaqet e aksidentit".